Logo

Kush jemi ne?

“INVICTA” LLC është një kompani konsulence që ofron shërbime të plota juridike dhe këshillim të bizneseve, duke u siguruar që çdo klienti individualisht i kushtohet vëmendje e veçantë, duke rezultuar në gjetjen e zgjidhjeve të shpejta dhe me kosto minimale.

Në punën tonë të përditshme, ne krenohemi me atë që bëjmë. Për më shumë se dhjetë vite, e sidomos pas themelimit si kompani, avokatët dhe konsulentët tanë, kanë ofruar shërbime të shkëlqyeshme juridike, këshillime biznesore, hulumtime dhe përfaqësime gjyqësore për individ dhe kompani në Kosovë dhe rajon, duke përfshirë këtu edhe shërbime të tjera juridike.

Si kompani e përbërë nga një personel vendor dhe ndërkombëtar, të përkushtuar dhe profesional, ne jemi në gatishmëri për t’u ndihmuar ju dhe biznesin tuaj në këto kohë dinamike, duke i transformuar çështjet komplekse në një mënyrë të thjeshtë dhe koncize, në gjetjen e zgjidhjeve që ju meritoni.

Ekipi ynë ligjor është në gjendje të ofrojë shërbime në gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe maqedonase.

Nëpërmjet një praktike të kombinuar në fushat ligjore dhe komerciale, ne sigurojmë një përparësi të veçantë klientëve tanë, në arritjen e qëllimeve të tyre individuale dhe biznesore.

Ne jemi personalisht e përkushtuar ndaj jush – për të siguruar zgjidhjet që ju dhe biznesi juaj meriton!