Logo

Shërbimet tona

Përmes një grupi të konsulentëve të punësuar sipas nevojës, duke bashkuar ekspertizën juridike dhe njohuritë mbi qeverisjen korporative, ne sigurojmë një përparësi dhe shërbime me cilësi të lartë për klientët tanë të çmuar, në fushat e mëposhtme:

Invicta ndihmon individët në themelimin e bizneseve, degëve apo përfaqësive dhe jep këshilla për strukturën e korporatës në përputhje me kërkesat e klientëve tanë. Konsulentët tanë kanë përvojën e duhur në qeverisjen korporative, vlerësimin e rreziqeve, bashkim të korporatave, blerja, “spin-off”, investimet e huaja, si dhe përgatitja e raporteve të detajuara ligjore (due diligence) dhe hartimin/zbatimin e marrëveshjeve tregtare. Për më tepër, avokatët tanë janë të angazhuar në çështje/konteste gjyqësore, padi për shkelje të kontratës, shkelje të drejtave të patentës, antitrustit, kontestet që lindin nga mashtrimi, nga marrëdhëniet e punësimit dhe nga shkelje të tjera.

Konsulentët tanë janë të angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve të shpejta dhe inovative, për çështjet komplekse strategjike dhe financiare, me të cilat përballen klientët tanë. Disa prej shërbimeve që ne ofrojmë për klientët tanë janë: harmonizimi me kërkesat e rregulllatorëve, hartimin e legjislacionit dhe strategjive, vlerësimin e qeverisjes së korporatave, vlerësimin e rreziqeve, si dhe çështje tjera të ngjashme.

Kompania jonë ofron shërbime të plota juridike në fushën e së drejtës komerciale/tregtare që zbatohet në Kosovë. Gjithashtu, ofrojmë këshilla për çështjet e tregtisë, regjistrimin e produkteve, strukturën e korporatës dhe rregullativën e brendshme ligjore, duke përfshirë themelimin/korporatizimin, marrëveshjet e aksionarëve, e kështu me radhë. Përveç kësaj, me padi inicojmë konteste para gjykatave kundër kompanive që janë në shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe detyrimeve kontraktuale në mes të palëve/kompanive.

Avokatët e tanë përfaqësojnë klientët vendas dhe ndërkombëtarë në procese gjyqësore civile dhe penale. Fushat tona të specializuara përfshijnë: qeverisjen korporative, të drejtën e punës, të drejtën familjare dhe trashëgimore, të drejtën tregtare, të drejtën pronësore dhe marrëdhëniet detyrimeve. Përveç proceseve gjyqësore, avokatët tanë ofrojnë asistencë edhe në arritjen e marrëveshjeve jashtë-gjyqësore, me qëllim që klientëve tanë t’iu kursejmë kohë dhe mjete financiare.

Kompania jonë bashkëpunon me arbitra dhe ndërmjetës të certifikuar, që janë të gatshëm për të gjetur zgjidhje përmes arbitrazhit dhe përmes zgjidhjes alternative të kontesteve – ndërmjetësimit, me qëllim të arritjes së zgjidhjeve të shpejta dhe me kosto minimale.

Këshilltarët/avokatët tanë punojnë me klientë vendas dhe ndërkombëtarë në sektorin e energjisë, duke ofruar këshilla dhe asistencë në shitjen, blerjen, transportin, ruajtjen, shpërndarjen, zhvillimin e energjisë elektrike, gasit natyral si dhe formave të tjera të energjisë. Shërbimet tona përfshijnë këshillim dhe përfaqësim tek rregullatorët, duke përfshirë shërbime tjera gjyqësore, në rast të shkeljes së ligjit dhe të detyrimeve kontraktuale.

Avokatët tanë këshillojnë mbi ligjin e punësimit, duke përfshirë hartimin e kontratave, përfaqësimin në kontestet gjyqësore që rrjedhin nga kontratat e punësimit, punësimin dhe përjashtimin e punonjësve, dëmshpërblimet, largimin/pushimin e padrejtë nga puna, e kështu me radhë.

Shërbimet juridike të ofruara nga kompania jonë mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh në fushën e pronësisë intelektuale, si të drejtën e autorit në softuer dhe domain, licencim/patentat, marrëveshjet e konfidencialitetit, konkurrencën e pandershme, transaksionet e pronësisë intelektuale, përfshirë këtu edhe përfaqësimin në kontestet gjyqësore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Avokatët dhe këshilltarët tanë ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve juridike që ndihmojnë klientët tanë në biznesin ndërkombëtar, sidomos në rajonin e Ballkanit. Avokatët dhe këshilltarët tanë janë ekspertë në këshillimin e qeverive, bizneseve dhe individëve, në punën e tyre jashtë kufijve në tregtimin e mallrave dhe shërbimeve duke ju ndihmuar në hapjen e tregjeve të reja, zgjidhjen e kontesteve ose mbrojtjen e produkteve. Avokatët dhe këshilltarët tanë janë të gatshëm për të ndihmuar dhe këshilluar në tregtinë ndërkombëtare dhe interpretimin e rregullativës mbi transportin e mallrave, teknologjisë, dhe shërbimeve, përtej kufijve kombëtare. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar ju, nëse keni nevojë për këshilla të specializuara për strukturimin kompanisë, këshillim mbi transaksionin dhe përfaqësim tek rregullatorët ndërkombëtar të tregjeve, apo përfaqësim në kontestet me palë ndërkombëtare.

Ne i kuptojmë situatat kur pakujdesia mjekësore dhe lëndimet gjatë lindjes ose aksidentet/lëndimet gjatë jetës janë ngjarje shkatërruese që mund të çojnë në një jetësë me aftësi të kufizuar dhe të vështirë. Avokatët tanë me përvojë mund t’iu shërbejnë si këshilldhënës pacientëtëve dhe familjarëve të të dëmtuarëve dhe t’i përfaqësojmë me përkushtim të jashtëzakonshëm për të siguruar të gjithë e dëmtuar se kanë pranuar kompensim të drejtë.

Këshilltarët tanë mbi të drejtën pronësore dhe patundshmërit kanë njohuri superiore në këshillimin e pronarëve, investitorëve, huadhënësve, kompanive të sigurimeve, agjencive qeveritare dhe jo-qeveritare për patundshmërit. Përvoja jonë në përgatitjen e kontratave të shitjes së patundshmërive dhe procedurat e transaksionit/bartjes, garantojnë zgjidhje të shpejta dhe me kosto minimale për klientët tanë.

Avokatët tanë kanë përvojë të konsiderueshme në këshillimin e bizneseve në bashkimet dhe blerjet e kompanive, spin-off, transformimin e kompanive, në përgatitjen e raporteve të detajuara ligjore (legal due diligence), hartimin e marrëveshjeve tregtare dhe të bashkëpunimit, si dhe çështjet tjera që dalin nga procesi i privatizimit.

Procesi për harmonizimin e kërkesave të rregullatorëve është bërë një çështje gjithnjë e më komplekse, ku avokatët tanë asistojnë menaxherët në interpretimin e këtyre kërkesave, duke ofruar përgjigje të kënaqshme për çdo çështje që është sjellë në vëmendjen e tyre. Në procesin e prokurimit, ekipi ynë ofron këshilla të plota nga procesi fillestar i tenderimit, dhe mbulon të gjitha aspektet e prokurimit publik, të tilla si dhënia e këshillave, asistencë për kontraktorët në përgatitjen/hartimin e dokumentacionit të nevojshëm, udhëzimin, interpretimin e procedurave të tenderimit, dhe përfaqësimin në kontestet eventuale nga prokurimi.

Ekipi ynë është i specializuar në përgatitjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve. Kompania jonë bashkëpunon me studio të ndërtimit dhe projektimit, si dhe kompanitë e marketingut, duke bërë trajtimin e aspekteve ligjore të projekteve të ndryshme. Për më tepër, ne ofrojmë trajnime për implementimin e projekteve, negocimin, dhe qeverisjen efikase për biznese dhe individë.

Ekipi ynë i kontabilistëve të certifikuar dhe ekspertëve të tatimeve mund t’iu ndihmojë ju në procesin e raportimeve të detajuara financiare (financial due diligence), hetimet, përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe tatimor, duke përfshirë edhe auditimin e brendshëm.

Invicta ofron shërbime profesionale të përkthimit dhe interpretimit, përmes personelit të kontraktuar. Ne ofrojmë përkthimin e vërtetuar të dokumenteve në gjuhën shqipe, angleze, maqedonase dhe serbe.